Nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe bizneseve, projekti “Përdorimi i Makinave Elektrike - Një Domosdoshmëri Imediate për Zhvillimin e Qëndrueshëm (MEDI)” synon të krijojë një vlerë sa më të lartë të shtuar në sektor duke mbështetur zhvillimin e tij nëpërmjet rritjes së përdorimit të makinave elektrike si dhe ndërgjegjësimit të konsumatorëve mbi përfitimet që ka përdorimi i tyre jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë mjedisor.
MEDI ka për qëllim që nëpërmjet analizave të thelluara të ngrejë në nivel akademik një sërë çështjesh thelbësore të lidhura me transportin elektrik të cilat u vijnë në ndihmë institucioneve dhe grupeve të interesit si dhe ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit mbi ndotjen mjedisore të shkaktuar nga transporti dhe përmirësimi nga kalimi i përdorimit të makinave elektrike.
Projekti MEDI synon të përmbushë katër objektiva kryesorë në kuadër të realizimit të qëllimit të tij, konkretisht:
Vlerësimi i kostove, mundësive dhe përfitimeve të kalimit drejt përdorimit të makinave elektrike;
Vlerësimi i faktorëve që ndikojnë në përdorimin e makinave elektrike nga familjet dhe bizneset;
Kontribut shkencor me punime shkencore dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare ndërkombëtare me fokus mjedisin dhe energjinë si dhe me përgatitjen e punimeve të diplomave lidhur me përdorimin e makinave elektrike dhe ndikimin e tyre në mbrojtjen mjedisore.
Ndërgjegjësim më i lartë i grupeve të interesit mbi përdorimin e makinave elektrike nëpërmjet mobilizimit të tyre përgjatë aktiviteteve të projektit.
Ky projekt do të implementohet për një periudhë 18 mujore, duke filluar prej shtatorit të vitit 2024.
Grupi Implementues i Projektit
Ky projekt implementohet nga:
Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini, FE/UT
Prof. Asoc. Dr. Ditjona Kule, FE/UT
Dr. Adela Çafuli, FE/UT
MSc. Fjona Kurteshi, FE/UT
Prof. Dr. Odhisea Koça, FIM/UPT
Prof. Asoc. Dr. Drakuli Lumi, FIM/UPT
Besnik Lalaj, DPSHTRR
Evis Sila, DPSHTRR
Luan Lapraku, UT