Në datën 8 qershor 2025 në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua tryeza e rrumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, bizneseve, pedagogëve dhe studentëve. Në këtë tryezë u prezantuan gjetjet e studimit mbi përfitimet dhe kostot e përdorimit të makinave elektrike, si edhe u paraqitën rekomandime në lidhje me vendosjen e bashkëpunimeve strategjike me të gjitha institucionet për të qenë në mënyrë konsistente aktivë në dokumentet strategjike që do të prodhohen nga institucionet në vend. Qëllim tjetër ky aktivitet kishte ndërgjegësimin e grupeve të interesit në lidhje me kostot dhe përfitimet që ka kalimi drejt përdorimit të makinave elektrike.