Çfarë është MEDI?
MEDI shërben si akronim për projektin me titull: “Përdorimi i Makinave Elektrike - Një Domosdoshmëri Imediate për Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
Kush është trupi implementues i projektit MEDI?
Trupi implementues i projektit MEDI përbëhët nga:
Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini, FE/UT
Prof. Asoc. Dr. Ditjona Kule, FE/UT
Dr. Adela Çafuli, FE/UT
MSc. Fjona Kurteshi, FE/UT
Prof. Dr. Odhisea Koça, FIM/UPT
Prof. Asoc. Dr. Drakuli Lumi, FIM/UPT
Besnik Lalaj, DPSHTRR
Evis Sila, DPSHTRR
Luan Lapraku, UT
Kush e financon projektin MEDI?
Projekti MEDI realizohet me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Cili është qëllimi i projektit MEDI?
Nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe bizneseve, projekti “Përdorimi i Makinave Elektrike - Një Domosdoshmëri Imediate për Zhvillimin e Qëndrueshëm (MEDI)” synon të krijojë një vlerë sa më të lartë të shtuar në sektor duke mbështetur zhvillimin e tij nëpërmjet rritjes së përdorimit të makinave elektrike si dhe ndërgjegjësimit të konsumatorëve mbi përfitimet që ka përdorimi i tyre jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë mjedisor.
MEDI ka për qëllim që nëpërmjet analizave të thelluara të ngrejë në nivel akademik një sërë çështjesh thelbësore të lidhura me transportin elektrik të cilat u vijnë në ndihmë institucioneve dhe grupeve të interesit si dhe ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit mbi ndotjen mjedisore të shkaktuar nga transporti dhe përmirësimi nga kalimi i përdorimit të makinave elektrike.
Sa është kohëzgjatja e projektit MEDI?
Projekti MEDI do të implementohet për një periudhë 18 mujored, uke filluar prej shtatorit të vitit 2024.
Kush mund të bëhet pjesë e projektit MEDI?
Pjesë e projektit MEDI mund të bëhen të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës dhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (FIM/UPT), por edhe studentë të universiteteve e tjera të Shqipërisë nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshem si Leksione të Hapura dhe Tryeza të Rrumbullakëta. Gjithashtu, pjesë e projektit mund të bëhen edhe institucione të strukturave vendimmarrëse qeveritare në nivel vendor dhe qendror, instituciona bankare, biznese, individë, Organizata të Shoqërisë Civile, si dhe stafet akademike.
Si mund të bëhemi pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit MEDI?
Në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës së implementimit të projektit, do të postohen në website informacione mbi aktivitetet e planifikuara për t’u realizuar në kuadër të MEDI. Çdokush që dëshiron të bëhet pjesë e aktiviteteve, mund të na kontaktojë paraprakisht.
A do të jetë funksionale faqja website e MEDI pas përfundimit të projektit?
Faqja zyrtare e projektit MEDI do të vijojë të jetë funksionale edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së projektit.