Përdorimi i Makinave Elektrike - Një Domosdoshmëri Imediate për Zhvillimin e Qëndrueshëm
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FE/UT), në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës (FIM/UPT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), si dhe me PATOKO SHPK, prej shtatorit të këtij viti kanë filluar implementimin e projektit “Përdorimi i Makinave Elektrike - Një Domosdoshmëri Imediate për Zhvillimin e Qëndrueshëm (MEDI)”.
Nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe bizneseve, projekti synon të krijojë një vlerë sa më të lartë të shtuar në sektor duke mbështetur zhvillimin e tij nëpërmjet rritjes së përdorimit të makinave elektrike si dhe ndërgjegjësimit të konsumatorëve mbi përfitimet që ka përdorimi i tyre jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë mjedisor.
MEDI ka për qëllim që nëpërmjet analizave të thelluara të ngrejë në nivel akademik një sërë çështjesh thelbësore të lidhura me transportin elektrik të cilat u vijnë në ndihmë institucioneve dhe grupeve të interesit si dhe ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit mbi ndotjen mjedisore të shkaktuar nga transporti dhe përmirësimi nga kalimi i përdorimit të makinave elektrike.
MEDI zbatohet nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FE/UT), në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës (FIM/UPT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), si dhe me PATOKO SHPK, falë mbështetjes së Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe bizneseve, projekti synon të krijojë një vlerë sa më të lartë të shtuar në sektor duke mbështetur zhvillimin e tij nëpërmjet rritjes së përdorimit të makinave elektrike si dhe ndërgjegjësimit të konsumatorëve mbi përfitimet që ka përdorimi i tyre jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë mjedisor.
MEDI do të përfshijë studentë, qytetarë, biznese dhe institucione vendore e qendrore në implementimin e tij, duke rritur kapacitetet e tyre nëpërmjet ngritjes në nivel akademik të një sërë çështjesh thelbësore të lidhura me transportin elektrik.