Në datën 5 maj 2025 në ambjentet e FEUT u zhvillua leksioni i hapur me pjesëmarrjen e studentëve të vitit të tretë të Ekonomiksit në ciklin e studimeve Bachelor me lektor të ftuar Z. Arbër Kadia, themelues dhe drejtues i PATOKO.
Në datën 10 nëntor 2025 në ambjentet e FIMUPT u zhvillua leksioni i hapur me pjesëmarrjen e 25 studentëve të degës Inxhinieri Mekanike në ciklin e studimeve Bachelor dhe Master Profesional në Inxhinieri Mekanike me profil Transportin dhe studentët e Masterit Shkencor në Inxhinieri Mekanike me profil Konstruksione Makinash dhe Mjete Lëvizëse. Gjatë këtij leksioni u diskutua në mënyrë të zgjeruar mbi masat e sigurisë si në makinat me karburant, ashtu edhe në ato elektrike, me qëllim që të realizohej një analizë krahasuese e dy sistemeve. U trajtuan elementët kryesorë të sigurisë aktive dhe pasive, teknologjitë e përdorura për parandalimin e aksidenteve, mënyra se si secili lloj automjeti reagon në situata emergjente, si dhe risqet e veçanta që lidhen me përdorimin e motorëve me djegie të brendshme kundrejt atyre elektrikë. Diskutimi synoi të thellonte kuptimin mbi avantazhet dhe kufizimet e secilit sistem në aspektin e sigurisë, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për analiza të mëtejshme teknike dhe politike mbi transportin e qëndrueshëm.
Në datën 2 dhjetor 2025 Në ambjentet e FEUT u zhvillua leksioni i hapur me pjesëmarrjen e studentëve të Masterit Shkencor në Ekonomi Zhvillimi. Tematika e këtij leksioni të hapur ishte “Nga Varësia Fosile në Tranzicionin Elektrik”. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 17 studentë. Gjatë këtij leksioni u diskutua mbi përfitimeve nga shmangia e emetimeve të CO₂ të gjeneruar nga shërbimet e transportit tokësor në fazën e hershme të tranzicionit të lëvizshmërisë në Shqipëri. Gjatë këtij leksioni u diskutua në mënyrë të detajuar mbi përfitimet që vijnë nga shmangia e emetimeve të CO₂ të gjeneruara nga shërbimet e transportit tokësor në fazën e hershme të tranzicionit drejt lëvizshmërisë së qëndrueshme në Shqipëri. Përmes analizës u theksua se reduktimi i përdorimit të automjeteve me karburant fosil dhe orientimi drejt mjeteve më të pastra – si automjetet elektrike dhe transporti publik i gjelbër – ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes akustike dhe përmirësimin e shëndetit publik. Në diskutim u thelluan gjithashtu aspektet mjedisore dhe ekonomike, duke përfshirë uljen e kostove afatgjata të ndotjes, rritjen e efikasitetit energjetik dhe mbështetjen ndaj objektivave kombëtare për dekarbonizim. U nënvizua se faza e hershme e tranzicionit përbën një moment kritik për krijimin e politikave dhe infrastrukturës së duhur, në mënyrë që përfitimet mjedisore të materializohen sa më herët dhe të jenë të qëndrueshme në kohë.